JOQ Albania
Home

Nuk shikonte prej lindjes, ky vogëlush të prek zemrën me reagimin pasi vë syze
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/09/2019 11:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është momenti rrëqethës ku një fëmijë i vogël arrin të shikojë për herë të parë, pasi vendos syzet. Fëmija kishte pasur probleme me shikim duke mos parë në mënyrë të pastër.

Personi i parë që ai arrin të shikojë pasi vendos syzet, është i ati. Në videon e publikuar nga DailyMail vihen re veprimet e para të vogëlushit. Ai ndihet disi i hutuar dhe shikon rreth e qark dhomës në të cilën ndodhet.

Theo kishte lindur me “cataracts”, perde në të dy sytë, gjë që ka shkaktuar turbullim në shikimin e tij. Nëna e të voglit e kishte vërjetur këtë problem që kur ai ishte 6 muajsh.

Pasi u diagnostikua, ai hyri në operacion për të larguar perden dhe për të korrigjuar defektin në shikim. Operacion zgjati 5 orë dhe rezultoi të ishte i suksesshëm.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/