Khabib Nurmagomedov u shpall para pak ditësh kampion i peshave të lehta në UFC, duke treguar edhe njëherë tjetër se është i pamposhtur në Kategorinë e tij.
Pas rikthimit në vendlindjen e tij, luftëtari rus ka pasur një takim të veçantë, teksa ka takuar ariun me të cilin i ati e vinte të mundej edhe kur ishte fëmijë.
Khabib publikoi videon ku takohej me ariun me të cilin ishte ndeshur në fëmijëri. Videoja u përhap me shpejtësi dhe kjo gjë ndikoi PETA-n, shoqatën e mbrojtjes së kafshëve.
Kjo e ka quajtur trajtimin e ariut “çnjerëzor”, pasi në video shfaqet i lidhur me zinxhir, dhe i ka kërkuar UFC-së që të shkëpusë marrëdhëniet me Khabibin.