JOQ Albania
Home

Nuk donte që t’ia ngacmonin djemtë, babai printon fytyrën e tij në kostumin e banjos të së bijës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/09/2019 10:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Megan Echlin ishte shumë e lumtur që do të kalonte disa ditë pushime me familjen e saj në Bullgari.

Me të arritur në hotelin ku do të qëndronin, Megan mori një dhuratë nga mbesa e saj 4-vjeçare.

Gjithsesi, si duket, dhurata ishte nga babai i saj. Ai ishte kujdesur t’i blinte një kostum banjoje të personalizuar në mënyrë që ‘askush mos t’i ngacmonte vajzën.’ Mbi kostumin e banjos ishte printuar fytyra e tij.

Më pas, Tony, i tha të bijës që e bleu ‘në mënyrë që asnjë mashkull mos të t’i hedhë sytë’.

Për habinë e të gjithëve, 26-vjeçarja e mori situatën me sportivitet dhe e veshi menjëherë kostimin e doli në pishinë. Sipas saj, të gjithë po qeshnin dhe po e shihnin. Gjithsesi, surprizat nuk mbaronin me kaq pasi Tony kishte edhe një as nën mëngë.

Kur familja po përgatiteshin të dilnin për darkë ai u paraqit me një bluzë në të cilën kishte printuar një foto të ‘shëmtuar’ të vajzës.

Sërish të gjithë e morën situatën me sportivitet dhe madje disa njerëz iu afruan për foto.

Sa i përket kostumit të banjos, Megan, u shpreh:

Nuk po u besoja syve kur e hapa. Babi më tha që e bëri që asnjë mashkull mos mi hidhte sytë. E vesha direkt dhe të gjithë në pishinë nisën të qeshnin."

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/