JOQ Albania
Home

Fiton miliona euro, habit lojtari i Juves: Bëhem keq kur shpenzoj 300-400 euro
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/09/2019 10:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe milionat nuk mjaftojnë. Me këtë parim duket se e jeton jetën futbollisti i Juventusit, Alex Sandro.

Mbrojtësi brazilian, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në botë në krahun e tij ka dhënë së fundmi një deklaratë të çuditshme.

Edhe pse është i mirëpaguar te “Zonja”, me rreth 4 milionë euro në sezon, sërish ai nuk e harron kurrë prejardhjen e tij dhe ndihet shpesh në faj kur mendon për jetën që jeton tani.

28-vjeçari shprehet:

Shpesh dal me familjen dhe më ndodh të shpenzoj 300 ose 400 euro, më pas pyes veten sa para braziliane vlejnë. Ndonjëherë ndihem në faj që kam shpenzuar kaq shumë para brenda një nate, duke ditur që ka brazilianë që vuajnë ende për bukën e gojës, apo që jetojnë në kushte të vështira”.

Ai vazhdon të jetë shumë i lidhur me vendlindjen e tij dhe nuk kanë qenë të pakta rastet e bamirësisë që ka bërë për njerëz në nevojë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/