JOQ Albania
Home

“Sapo mbaroi sezoni, plasi dinamiti”, çfarë kompleksi turistik do ndërtohet në Dhërmi?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/09/2019 8:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa sezoni turistik ka shkuar drejt fundit në vendin tonë, siç mund ta keni vënë re edhe nga raportime sporadike, në zonat bregdetare ka nisur prishja masive e godinave që ndodhen buzë detit.

Kjo gjë ka ndodhur përgjatë zonës nga vendi i njohur si “Rrapi” në Vlorë deri tek tuneli. Nuk dihet arsyeja e shkatërrimit të këtyre objekteve turistike dhe çfarë do të ndërtohet në vend të tyre.

Por shqetësim për këto prishje kanë shfaqur edhe banorët e Dhërmiut, të cilët për JOQ.al shkruajnë se në këtë vend, sapo mbaroi sezoni turistik, ka plasur dinamiti. Pranë njërit prej komplekseve më të mëdha në vend, rreth dy ditë më parë janë dëgjuar shpërthime dhe si pasojë ka pasur dëmtime tek shtëpitë e banorëve.

E megjithatë, askush nuk ka raportuar për këtë ngjarje, edhe pse policia ka shkuar për të bërë konstatimet e rastit.

Sipas banore, në zonë po nis ndërtimi i një kompleksi të ri turistik, pikërisht në tokat e dhërmiasve. Ata shtojnë se si pasojë e shpërthimit me dinamit janë dëmtuar disa shtëpi si dhe është hapur një gropë e madhe.

Deri më tani, asnjë media nuk ka raportuar për këtë ndryshim të madh që pritet të ndodhë në vendin tonë, i cili, rrjedhimisht, sjell edhe betonizimin e hapësirës bregdetare.

Qytetarët denoncojnë me këto fjalë:

Pershendetje JOQ! Ne Dhermi sa mbaroj sezoni plasi dinamiti. Afer kompleksit Dymades Inn jane degjuar shperthime dhe kane jane pesuar shume demtime per rreth, ka ardh edhe policia, por nuk eshte marre asnje mase pasi zoteria eshte perfaqesuesi i oligarkeve ne Dhermi, perfituesi i te gjitha tenderave Ju lutem bejeni publike pasi po na shkaterrohen pronat dhe askush nuk po merr masa…Flm!
Jemi banor ne zone para 2 ditesh ne drek reth ores 4 u degjua nje shpertim i madh.
Konstatuam se mbrapa kompleksit te zotit gjikura afer pikes se betonit ku po fillon punimet per nje fshat tjete turistik ne tokat e dhermiasve se ka mar dhe statusin e investitorit strategjik ishte ber nje grop gjigande dhe nga shprethimi na u demtuan shtepit.erdhi dhe policia po asnje lajm asnje ndihme per demet qe na u shkaktuan.  Zoti na ndimoft.anonim ju lutem se do na marin dhe shpit ne fund”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/