JOQ Albania
Home

E padëgjuar/ Trafikanti i zvarranikëve futi 88 gjarpërinj në valixhe t’i kalonte ilegalisht
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/09/2019 0:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarja e pazakontë është regjistruar në aeroportin ndërkombëtar "Schwechat" të Vjenës, ku u zbuluan 88 gjarpërinj.

Zvarranikët e frikshëm u gjetën në valixhet e një australiani që jetonte në Filipine nga oficerët doganorë në aeroport.

Ata u tronditën kur zbuluan 88 gjarpërinjtë e gjallë, 43 prej të cilëve helmues dhe më pas i sekuestruan.

Lidhur me rastin e paprecedentë, reagoi edhe Ministria e Financave, e cila përmes një deklarate shtoi se 20 prej zvarranikëve ishin gjallesa në zhdukje.

Gjarpërinjtë që ishin sjellë nga Filipinet do të shiteshin ilegalisht në Gjermani.

Shtetasi australian është ndaluar nga policia, ndërsa akuzohet për trafikim dhe tregti në mënyrë të jashtëligjshme në natyrë.

Kafshët u dërguan në kopshtin zoologjik “Schönbrunn” në Vjenë dhe në qendrën e zvarranikëve në “Klagenfurt”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/