Një video e trajnerit të Kosovës, Bernard Shaland, gjatë ndeshjes Angli-Kosovë, ka bërë xhiron e internetit. Ai shfaqet i tërbuar me autogolin e ekipit të ti, më pas qesh sapo sheh kamerën që po e filmonte.
Këtë episod e ka shfrytëzuar faqja zyrtare e Romës, në “Twitter”, e cila shquhet për postimet pikante.
Duke njoftuar rikthimin e ndeshjeve në Serie A në fundjavë, Roma e shfrytëzoi reagimin e Shaland, nëpërmjet një gjetje epike, duke e lidhur të qeshurën e tij me përfundimin e pushimeve nga ndeshjet ndërkombëtare.
“Pauza ndërkombëtare”, shkruhet në video në momentin e nervozizmit të Shaland, ndërsa kur kthehet e qeshura te trajneri zviceran, shkruan “ka marrë fund”.
Ndiqeni:
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/