JOQ Albania
Home

Kompania ofron punën ‘perfekte’ do paguheni me 1,000 dollarë vetëm për të pirë kafe
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/09/2019 17:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka shumë persona që thjesht nuk e nisin dot ditën mbarë nëse nuk pinë filxhanin e kafes. Për këta dhe shumë të tjerë që kafen e kanë ‘pasion’ një kompani ofron punën perfekte.

business.org ofron një vende pune dhe detyra juaj kryesore do të jetë të pini kafe. Për këtë ofrohen 1,000 dollarë.

Gjithsesi nuk keni për të pirë në vendet që doni apo preferoni ju. Ideja pas kësaj iniciative qëndron tek braktisja për një muaj të korporatave të mëdha të kafesë dhe të frekuentohen dyqanet lokale të kafesë.

Sipas business.org, rreth 82% e bizneseve të vogla në SHBA shpallin falimentin për shkak të problemeve me qarkullimin e parave.

Ky projekt ka si qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin se ka kafene që ofrojnë kafe të shijshme veç atyre që njihen gjerësisht.

Personat që do të punësohen në këtë punë të përkohshme duhet të vizitojnë të paktën 8 dyqane kafeje gjatë ditës për një muaj.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/