JOQ Albania
Home

U zbuluan të varrosur bashkë e kapur dorë për dore, dy skeletët rezulton të jenë meshkuj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/09/2019 16:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift skelëtësh, që u zbuluan kapur dorë për dore brenda një varri në vitin 2009, rezulton të jenë të dy meshkuj.

Gjinia e dyshes, të njohur ndryshe si Lovers of Modena, është zbuluar vetëm së fundmi pasi në vitin 2009 nuk ekzistonte teknologjia e duhur dhe gjendja e tyre nuk ishte aspak e mirë.

Duke përdorur një teknikë të re, kërkuesit arritën që të testonin një proteinë në smaltin e dhëmbëve dhe me anë të këtij testi zbuluan se skeletët e shekullit të 4-6 pas Krishtit ishin meshkuj.

Marrëdhënia mes dy meshkujve mbetet mister, ndërsa kërkuesit sygjerojnë se çifti janë varrosur të kapur dorë për dore me qëllim. Disa sygjerojnë se skelëtët, që janë bashkëmoshatarë, mund të kenë pasur lidhje gjaku. Mund të kenë qenë kushërinj apo vëllezër.

Ndërsa kërkues të tjerë thonë se ata mund të kenë qenë ushtarë që kanë dhënë jetën në një beteje dhe se vendi i varrimit në fakt është një varrezë lufte.

Sipas asaj që shkruajnë kërkuesit nga Universiteti i Bolonjës në revistën Nature, kjo është hera e parë që dy meshkuj janë zbuluar të varrosur bashkë e kapur dorë për dore.

Nuk dihet nëse dyshja mund të kenë qenë në marrëdhënie të së njejtës gjini, por mendohet që të ketë pak gjasa që ky të ketë qenë rasti.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/