JOQ Albania
Home

Nuk do ta shohim më deri në vitin 2049, ky është fenomeni i rrallë që do të ndodhë me hënën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/09/2019 15:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse ju pëlqejnë ‘shfaqjet’ e qiellit atëherë kjo do të jetë java juaj. Kjo pasi pritet që të ndodhe diçka e rrallë, Hëna e të Korrave.

Ky event, sipas ekspertëve ndodh çdo vit ndërsa kjo do të jetë hëna e 9-të e plotë që kemi pasur gjatë vitit 2019.

Ajo që e bën të veçantë këtë fenomen është fakti se hëna e plotë në këtë rast do të jetë më e vogël se zakonisht. Më konkretisht do të jetë 14 për qind më e vogël duke e bërë të duket si një ‘mikro-hënë e plotë’.

Duke folur për Daily Express, astronomi Joe Rao tha se masa e zvogëluar e hënës lidhet me pozicionin që ajo do të ketë në qiell.

Ai shpjegoi:

Hëna do të duket më e vogël në madhësi pasi ndodhet në distancën e saj më të largët me Tokën."

Hëna e plotë të premten më 13 shtator është esktremisht e rrallë. Hera e fundit që kjo ka ndodhur ishte 20 vite më parë në vitin 2000 dhe nuk pritet të shohim një tjetër deri në vitin 2049.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/