JOQ Albania
Home

Shkuan në një klinikë për ngjizje artificiale, çifti i amerikanëve sjellin në jetë një vajzë aziatike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/09/2019 14:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift në SHBA, të cilët tashmë janë ndarë, kanë hedhur në gjyq një klinikë fertiliteti pasi një ‘gabim’ prej tyre bëri që gruaja të sillte në jetë një fëmijë aziatik.

Kristina Koedderich dhe ish-bashkëshorti i saj, Drew Wasilewski thonë se i kanë paguar klinikës 500,000 dollarë për të ngjizur një fëmijë të tyren, por foshnja më pas rezultoi të ishte aziatik.

Edhe pse dyshja i vunë klinikës në dispozicion vezën dhe gjithçka tjetër që duhej për ngjizjen në nëntor të vitit 2012, kur sollën në jetë vajzën në vitin 2013 ata filluan të vinin re se fëmija kishte tipare aziatike.

Veç kësaj, fëmija filloi të kishte edhe probleme me gjakun, të trashëguara nga prejardhja e Azisë Juglindore.

Analizat e ADN-së, të realizuara më vonë treguan se Wasilewski nuk ishte babai i vajzës, dhe kjo e shkatërroi emocionalisht.

Duke folur për mediat, nëna e vajzës u shpreh:

Ai po qante. Unë mora në telefon klinikën ditën tjetër dhe i pyeta sesi mund të ishte e mundur diçka e tillë."

Tashmë gjykata i ka kërkuar klinikës në fjalë që të identifikojë personat që kanë marrë shërbime në të njëjtën periudhë me çiftin në mënyrë që të gjendet babai i vajzës.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/