JOQ Albania
Home

Kishte 20 vite që ishte shpallur i humbur, skeleti i 40-vjeçarit zbulohet nga Google Earth brenda një makine të fundosur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/09/2019 13:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Google Earth është bërë shkak për zbulimin e shumë gjërave, përfshirë këtu edhe tradhtive bashkëshortore.

Por, së fundmi me anë të këtij shërbimi të Google është zbuluar eshtrat e një burri që kishte 20 vite që ishte shpallur i humbur.

40-vjeçari William Moldt ishte zhdukur më 8 nëntor të vitit 1997 dhe skeleti i tij u zbulua vetëm pasi dikush pikasi një makinë të fundosur në një rezervuar dhe lajmëroi policinë.

Ajo që kishte mbetur nga Moldt u gjet brenda automjetit të fundosur muajin e shkuar në rezervuarin në Wellington. Në vitin, 1997 kur 40-vjeçari i ndjerë u shpall në kërkim, vendi ku ai u gjend ishte vend ndërtimi.

Pasi u thirrën në vendin e ngjarjes, policët përcaktuan se makina kishte të ngjarë të ishte aty për një kohë të gjatë, nisur nga gjendja në të cilën ndodhej.

Më pas u zbulua edhe skeleti i Moldt-it.

Në një dëgjesë për çështjen në fjalë u tha:

Automjeti ishte i dukshëm nga satelitët e Google Earth që në vitin 2007, por mesa duket askush se kishte vënë re deri në vitin 2019, kur u pikas nga një mbikëqyrës pronash që po punonte me Google Earth."

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/