JOQ Albania
Home

Makina e ‘fluturoi’ në ajër, nxënësi që po kalonte rrugën shpëton mrekullisht dhe çohet në këmbë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/09/2019 12:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nxënës shkolle është ‘fluturuar’ në ajër nga një makinë ndërsa kalonte rrugën dhe ka dalë i palënduar.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në rrugë, një djalë me çantë shpine duket teksa vrapon për të kaluar rrugën. Por, brenda pak sekondave vjen një makinë e bardhe me shpejtësi dhe e merr përpara.

Nxënësi ‘fluturon’ në ajër dhe më pas rrëshqet në asfalt, por si përfundim çohet vetë dhe vrapon jashtë rrugës, vetëm disa sekonda pas aksidentit.

Në një mënyrë apo tjetrën, djali arriti të dilte pa lëndime serioze dhe madje mori këpucën që i ishte hequr dhe u çua vetë për të dalë nga rruga e makinave.

Si duket ajo që i shpëtoi jetën ishte çanta e shpinës, pasi zbuti edhe rënien në një farë mënyre. Incidenti, që për fat të mirë nuk rezultoi me pasoja fatale, raportohet të ketë ndodhur në Kharkiv, Ukrainë.

Videoja është ndarë në Facebook nga Vladimir Pilipchuk dhe është parë më shumë se 300,000 herë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/