Astronomët kanë zbuluar një planet, jashtë sistemit tonë diellor, dhe mesa duket ka ujë dhe temperatura të ngjashme me Tokën.
Ky planet është i vetmi, i zbuluar deri më tani jashtë sistemit tonë, që ka kushte të përshtatshme për zhvillimin e jetës. Sipas shkencëtarëve, ky planet ndodhet 110 vite dritë larg nesh dhe i është vendosur emri K2-18b.
K2-18b është 8 herë më i madh se Toka dhe ndodhet në yjësinë e Luanit ndërsa prania e ujit mund të jetë një shenjë që aty ka 'lulëzuar' edhe jeta.
Duke folur për zbulimin, Dr. Angelos Tsiaras, u shpreh:
K2-18b nuk është Toka 2.0 pasi është shumë herë më i rëndë se planeti jonë dhe rrjedhimisht ka kompozim atmosferik më të ndryshëm.
Gjithsesi, ky zbulim na sjell më afër përgjigjes për një pyetje të rëndësishme- a është Toka unike?
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/