Ndaj Turqisë bën punë vetëm fitorja, ja shanset e Shqipërisë për kualifikim në Europian

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12.09.2019, 10:18

Fitorja ndaj Islandës ka rritur ndjeshëm optimizmin te tifozët e kombëtares shqiptare, të cilët realisht besojnë te një kualifikim tjetër në Europianin e vitit 2020. Pas fitores 4-2, tashmëështë momenti për të marrë një laps dhe një letër.

Sigurisht, kualifikimi është një mrekulli, e cila duhet përgatitur në fushën e blertë nga kuqezinjtë, por me katër ndeshje të mbetura mund të tentohen disa kombinime të arta që të na ngjisin në renditje dhe të na bëjnë prej atyre që do të jenë pjesë e “Euro 2020”, si protagonistë, thuhet në analizën e sotme të "Panorama Sport".

LLOGARITË ME LAPS DHE LETËR

Shqipëria fiton ndaj Turqisë. Kjo është fjalia e vetme që na rifut në garë. Duke kujtuar disfatën në Shkodër dhe situatën me 15 pikë të kundërshtarit të radhës, Kombëtares i duhet të fitojë edhe një tjetër finale. Tamam si atë ndaj Islandës.

E gjithë kjo, për ta kthyer situatën në favorin tonë dhe për të kaluar presionin te dy rivalet e tjera. Sigurisht, loja e kombinimeve të arta kërkon edhe që kampionët e botës të jenë të tillë edhe në përballjen me Islandën në të njëjtën ditë, më 11 tetor.

Në këto kushte, Franca do të “arratisej” në krye e Shqipëria ngjitet në vend të tretë, me 12 pikë, po aq sa Islanda. Tri ditë më vonë, na pret një tjetër transfertë. Ajo e Moldavisë. Shqipëria ka vuajtur gjithmonë ndaj të ashtuquajturave të vogla, por këtë herë nevoja e do që të mos ketë hap fals.

Motivimi? Sipas llogarive, do të jetë maksimal, pas triumfit 4-2 ndaj Islandës dhe atij hipotetik të arritur në Turqi. E pas ndeshjeve të tetorit, do të ishim me 15 pikë, po aq sa Turqia e 3 më shumë se Islanda. Kjo e fundit do të jetë e prirur të na rivalizojë me një 3- pikësh ndaj Andorrës në transfertë dhe na barazon me 15 pikë.

Turqia? Shqipëria do të shpresojë që Franca të mos pësojë disfatë të dytë, përkundrazi të marrë “hak” sportivisht. Kështu, në nëntor situata do të ishte me një Francë që koleksionon 21 pikë dhe Shqipëria në kushte të barabarta me Turqinë dhe Islandën, nga 15. E arritshme, por tepër e vështirë.

FINALJA

Nëntori nis me dy ndeshje të arta dhe do të jetë momenti për të bërë hapin e madh. Islanda dhe Turqia përballen mes tyre, ku barazimi do të ishte ëndrra e madhe për Shqipërinë e bashkuar me 3 pikë shtëpie ndaj Andorrës. Kështu, avantazhi me Turqinë dhe Islandën rritet me dy pikë. Ose, do të jetë 3 pikë ndaj njërës dhe situatë e barabartë me atë që fiton.

E fundit, shumë në disfavor: Turqia dhe Islanda udhëtojnë respektivisht në Andorrë dhe Moldavi. Për të qenë realistë, asnjë llogari nuk mund të bëhet në këto dy sfida, sepse teorikisht do të jenë në favor të ekipeve udhëtuese, pavarësisht dëshirës për ecurinë e Shqipërisë.

Këtu, do të futej në lojë vetëm impianti i ri modern në kryeqytet, inaugurimi i të cilit të bëhej me një rezultat fantastik, duke fituar ndaj Francës. E gjithë kjo është e lehtë për t’u thënë, por e mundur bëhet vetëm nga një Kombëtare heroike. Një të tillë e kemi parë në “Euro 2016”. A do të përsëritet vallë?…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit