JOQ Albania
Home

Italia ofron 25.000 € për ata që shpërngulen në këtë rajon
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/09/2019 22:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një rajon në jug të Italisë ofron 25 mijë euro për çdo banor të ri që do të vendosë për të jetuar atje.

Bëhet fjalë për Molise, një rajon malor që shquhet për bukuritë e tij natyrore.

Pavarësisht kësaj, zona është braktisur nga të rinjtë, duke bërë që instancat përkatëse të marrin masa ndaj fenomenit të shpopullimit.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave në Itali, popullsia ka rënë me më shumë se 9,000 që nga viti 2014 dhe asnjë fëmijë i vetëm nuk lindi në nëntë qytetet e këtij rajoni vitin e kaluar.

Megjithatë, çdo fshat nuk duhet të ketë më shumë se dy mijë banorë dhe të ardhurit duhet të zotohen për hapjen e një biznesi.

Presidenti i rajonit të Molise, Donato Toma tha për "The Guardian":

Nëse do të kishim ofruar vetëm para, do të kishte qenë një tjetër gjest bamirësie. Ne donim të bënim më shumë; ne donim që njerëzit të investonin këtu. Ata mund të hapin çdo lloj aktiviteti: një dyqan buke, një restorant, çdo gjë. Është një mënyrë që kjo zonë të rigjallërohet, duke rritur gjithashtu edhe popullsinë. "Nuk është vetëm çështje e rritjes së popullsisë. Njerëzit gjithashtu kanë nevojë për infrastrukturë dhe një arsye për t’u mos larguar."

Toma njoftoi gjithashtu se të ardhurve të rinj në çdo qytezë dhe fshat të rajonit me më pak se 2 mijë banorë në territorin e tij, do t’i ofrohen 700 € në muaj për tri vite rresht (rreth 25 mijë euro në total).

Sipas statistikave, Italia është e vetmja ekonomi e madhe evropiane, popullsia e së cilës pritet të bjerë më tej në pesë vitet e ardhshme.

Ajo renditet e dyta në botë pas Japonisë si vendi me përqindjen më të madhe të të moshuarve, me rreth 168.7 persona mbi 65 vjeç për çdo 100 të rinj.

Burimi: The Guardian|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/