JOQ Albania
Home

Flet pronari i jahtit që u gjet në Shëngjin: Kur fola me kapitenin tim ishte në Durrës, më tha “s’kam valë”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/09/2019 22:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pronari i jahtit që u gjet i braktisur para disa ditësh në Shëngjin, Nedin Akyuz, ka reaguar nëpërmjet zyrës së tij të avokatisë duke hedhur poshtë dyshimet se kapiteni Sezgin Yavuz është ekzekutuar si pasojë e përfshirjes së tij në aktivitete kriminale.

Akyuz ka vlerësuar kapitenin e jahtit në pronësi të tij, si një njeri me integritet të lartë, moral të panjollosur dhe profesionalizëm të dalluar. Sipas pronarit të jahtit këto cilësi të tij hedhin poshtë një pistë të tillë hetimi. Akyuz, nëpërmjet avokatit të tij thotë se pista më e mundshme mbetet ajo e një aksidenti fatkeq.

Deklarata e zyrës së avokatisë së Nedin Akyuz:

Pas një heshtje të gjatë dhe mungese komunikimi, në datën 6 shtator ai ka kontaktuar me autoritetet portuale shqiptare të cilat i kanë bërë me dije fakin se Jahtineshte gjetur ne afersi te Shengjinit dhe pa asnje njeri ne bord. Nga te dhenat e sistemit GPS dhe rrethanat e tjera te ngjarjes mendojme se aksident tragjik ka ndodhur kur jaht gjendej ne ujrat e Malit te Zi dhe me pas rrymat e kane shtyre drejt brigjeve shqiptare. Menjehere pas mungeses se komunikimit, z. Akyuz eshte vene ne kontakt me autoritet shqiptare dhe pas identifikimit te jahtit ai ka mberritur ne vendin tone se bashku me familjaret e kapitenit Yavuz. z. Akyuz perjashton ne menyre kategorike cdo mundesi perfshirjeje te kapitenit Yavuz ne aktivitete te paligjshme, pasi ai gjithmone kishte qene nje njeri me integritet te larte, moral te panjollosur dhe profesionalizem te dalluar. Ne keto kushte, pista me e mundeshme mbetet ajo e nje aksident fatkeq. Ne kerkimet dhe zbardhjen e plote te ketij aksident jane perfshire gjithe autoritetet kompetente shqiptare si edhe ambasada turke ne Tirane, te cilat po japin maksimumin e tyre. Kur fola me kapitenin tim ishte në Durrës, më tha "s’kam valë".

Duke folur për mediat, bashkëshortja e tij, Vesile Yavuz, 3-muajshe shtatzënë, është shprehur se kishte folur në mëngjes me të shoqin dhe ai i kishte thënë që do të flisnin pas dy ditësh.

Sipas saj, pas tre ditësh u gjet jahti në gjendje të mirë, por kapitenit nuk dihet se çfarë i ka ndodhur.

Zonja Yavuz u shpreh gjithashtu se tashmë ka filluar vajza të pyesë për të atin dhe nuk di se çfarë t’i thotë. Ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti që bashkëshorti i saj të gjendet.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/