JOQ Albania
Home

I futi plumbin për një karikues, arrestohet 22-vjeçari i krisur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/09/2019 21:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Polici ka arritur që të ndalojë autorin e plagosjes së 37-vjeçarit Ardian Kola që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Uniformat Blu bëjnë me dije se pas kontrolleve të shumta, autori është gjetur i fshehur në pyll dhe pas shumë negociatave është dorëzuar.

Policia shton se Sandër Dedgjonaj u dorëzua  pasi qëndroi disa orë i rrethuar. 22 vjeçari dyshohet se mbrëmë ka plagosur në këmbë me armë zjarri Ardian Kolën banues në Lezhë.

Dyshohet se sherri mes të rinjve ka nisur për një karikues. Sandër Dedgjonaj dhe Ardian Kola njiheshin me njëri-tjetrin pasi kishin bizneset ngjitur. Ngjarja ka ndodhur tek katedralja e qytetit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vihet në pranga autori i plagosjes së 37 vjeçarit ndodhur mbrëmë në qytet Lezhë. Policia e Lezhës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë pas një konflikti të çastit një 37 vjeçar, falë veprimeve të shpejta hetimore bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.

Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, para pak minutash u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi S.D. vjeç 22, ti dorëzohej shërbimeve të policisë. Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë. Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/