JOQ Albania
Home

Gazetari i njohur sfidon publikisht kryetarin e Bashkisë Gjirokastër: Ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/09/2019 20:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Kryebashkiaku i Gjirokastrës nuk ka mbaruar shkollën e mesme". Është ky denoncimi që bën gazetari i lirë investigativ Telnis Skuqi i cili akuzon hapur Flamur Golemin se nuk ka mbaruar gjimnazin.

Sipas tij, Golemi nuk është asgjë tjetër veçse një falsifikator që pretendon të drejtojë bashkinë më të madhe në jug të vendit pa minimumin e kualifikimit për një post të tillë.

Skuqi duket i bindur në deklaratat e tij madje ai e sfidon hapur kryebashkiakun e Gjirokastrës duke thënë se nëse ai vërteton të kundërtën, Skuqi do të tërhiqet përfundimisht nga gazetaria investigative dhe do të kërkojë ndjesë publike.

Postimi i Plotë i Telnis Skuqit në Facebook:

SKANDAL/ FLAMUR GOLEMI «HARRON» VITET E GJIMNAZIT

Nga Telnis Skuqi

Një njeri që nuk di të saktësoj vitet e gjimnazit dhe që pretendon të drejtoj bashkinë më të madhe të jug të vendit, nuk është as më shumë dhe as më pak sesa një falsifikator.

Ky quhet Flamur Golemi.

Mjafton pak vëmendje të dy deklaratat e tij, për të kuptuar se ai nuk mban mend vitet e rinisë.

Në CV e tij të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Golemi thotë se gjimnazin e Fierit e ka nisur dhe përfunduar nga viti 1992 deri në 1996.

Deri këtu bukuri.

Ndërsa në deklaratën e tij zyrtare të paraqitur sipas «Ligjit të dekriminalizimit» pranë KQZ, ai thotë se e ka nisur dhe përfunduar gjimnazin e Fierit nga viti 1990-1994.

Nëse vërtetë deklarata e tij e fundit tregon se Golemi ka përfunduar gjimnazin në vitin 1994, atëherë ai ka mashtruar opinion gjirokastritë, si dhe ka bërë deklarim të remë, sepse duhet të përgënjeshtroj CV që është publikuar në Kuvendin e Shqiperisë.

Shkurt fare, kryebashkiaku i Gjirokastrës, 43 vjeç sot, ka harruar ose nuk e ka përjetuar të rininë e tij,

Unë e sfidoj kryebashkuan.

Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit.

Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.

Por, nëse ai nuk qartëson rininë e tij, urgjentisht të japi dorëheqjen nga mandati i paligjshëm dhe të shkoj në prokurori për falsifikim të dokumentave zyrtare.

Loja fillon.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/