JOQ Albania
Home

Çifti u jep leksion të gjithë të dashuruarve: S’keni pse të bëni shpenzime të ekzagjeruara në dasmën tuaj
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/09/2019 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift të rinjsh e kurorëzuan dashurinë e tyre, duke treguar se nuk duhet të bëhen shpenzime të ekzagjeruara në ceremoninë martesore.

Ata hodhën poshtë motivet tradiocionale që përfshijnë veshjen e një fustani ekstravagant, dhe u shfaqën në dasmën e tyre me një veshje shumë më të përshtatshme.

Rebecca Maxwell, 26 vjeç, nga Northumberland, Mbretëri e Bashkuar, veshi një bluzë të bardhë ku shkruhej "nuse", xhinse të zeza dhe atlete të bardha Converses, ndërsa burri i saj Glen Maxwell, 30 vjeç, veshi një bluzë të zezë ku shkruhej "dhëndër" dhe xhinse dhe atlete që kombinoheshin me ato që kishte veshur e dashura e tij e zemrës.

Rebecca tregoi se kur filluan të planifikonin dasmën, ata po kujdeseshin në maksimum për çdo detaj të mundshëm të ceremonisë.

Ajo tha:

Nuk po dinim kë të ftonim në dasëm. Zakonisht duket sikur duhet të ftoni disa njerëz për arsye nuk doni t’i mërzitni ata, jo se keni vërtetë dëshirë t’i shihni në dasmën tuaj. Kaluam orë të tëra duke parë në internet të gjitha veshjet, ëmbëlsirat dhe dekorimet që nevojiteshin. Por në fund të ditës, Glen dhe unë thjesht nuk ishim shqetësuar për të gjitha këto."

Çifti vendosi të zgjedhë bluza të personalizuara, dhe u kërkuan të 40 familjarëve dhe miqve që morën pjesë në dasmë të vishen me xhinse dhe bluza.

Të porsamartuarit, të cilët aktualisht kanë një vajzë nëntë muajshe të quajtur Eleanor, u fejuan në gusht 2016 dhe dhe nisën të planifikonin një dasëm të madhe.

Rebeka shtoi:

Kisha blerë një fustan martese por pasi solla në jetë Eleanor shkova ta provoja përsëri dhe përfundova duke qarë. Thjesht nuk ishte ajo që doja fare. Glen bëri një koment të çuditshëm, duke thënë: "Ne mund të martohemi me xhinse dhe bluza." Dhe unë i thashe: "Kjo do të ishte diçka e bukur dhe e veçantë.". Dhe kështu vepruam.

Rebeka është një mësuese gjimnazi, ndërsa Glen punon si oficer sigurimi

Ajo shpjegoi më tej:

Nuk na pëlqejnë pushimet me shumë shpenzime dhe gjërat e luksit. Ne thjesht duam dashurinë dhe afrimitetin me njëri-tjetrin.”

Të gjitha shpenzimet për një ceremoni martesore në Mbretërinë e Bashkuar kushtojnë mbi 30 mijë paund.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/