JOQ Albania
Home

Peshkaqeni i bardhë “kthen detin në gjak”, tmerrohen turistët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/09/2019 19:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa turistë  që po lundronin me anije janë bërë dëshmitarë në një dreke të një peshkaqeni të bardhë. Në videon e filmuar nga anëtarët e bordit shihet që grabitqari lufton me prenë e tij deri sa arrin ta “mbërthejë” dhe më pas deti papritur bëhet i kuq gjak.

Skena nuk mund të shihet edhe aq shumë me detaje pasi pjesa më e madhe e luftës zhvillohet nën sipërfaqen e ujit por herë pas here preja dhe grabitqari shikohen teksa luftojnë me njeri-tjetrin.

Disa prej pasagjerëve të bordit të anijes, të frikësuar nisën duke bërtitur pas betejës së përgjakshme që po shikonin.

Video është postuar menjëherë në rrjetet sociale dhe në pak kohë ka arritur të marrë mijëra klikime.

Mësohet se kjo nuk është hera e parë që ata që lundrojnë me anije shohin skena të tilla, përkundrazi ngjarje të tilla ndodhin shpesh. E fundit u regjistrua para një muaji.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/