JOQ Albania
Home

Meta i përgjigjet pyetjes nëse e ka takuar Ramën në Gjirin e Lalzit: Ku ka më mirë se dashuria
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/09/2019 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur pasditen e sotme një konferencë për shtyp për mediat. Gjatë kësaj konference, ai është pyetur nëse ka pasur një takim midis tij dhe kryeministrit Edi Rama në Gjirin e Lalzit.

Meta kësaj pyetje i është përgjigjur duke thënë, ku ka më mirë se dashuria por për politikanët është më mirë përgjegjshmëria.

Më tej ai ka thënë se Rama ka një kohë të gjatë që është treguar i papërgjegjshëm dhe se nuk ka pasur mundësi të takohet me të.

Gjithashtu ai ka thënë se Ramën vazhdon ta presë dhe se do i takoj të gjithë sepse ajo është puna e tij si president.

Fjala e tij:

Ku ka më mirë se dashuria, por për ne politikanët është përgjegjshmëria. Prej një kohe të gjatë ka treguar një papërgjegjshmëri të madhe. Shqiptarët nuk e kanë merituar këtë polarizim të skajshëm. Nuk kam pasur mundësi të takohem. Vazhdoj e pres. Mund t’i takoj të gjithë sepse kjo është puna ime si presidenti i Republikës.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/