JOQ Albania
Home

Transgjinori që u bë baba rrëfen dhimbjet e lindjes: Ishte e tmerrshme
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/09/2019 18:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cila është dhimbja më e fortë në botë? Pa diskutim që asgjë nuk mund të krahasohet me dhimbjet gjatë lindjes. Shumë personave u dhimbsen gratë për dhimbjen që u duhet të kalojnë, por së fundmi po bëhet trend që përvojën e shtatzënisë ta aplikojnë edhe meshkujt.

Një burrë trasngjinor që provoi një eksperiencë të tillë doli në përfundimin se ishte e tmerrshme.

Freddy McConnell është bërë subjekt i një dokumentari të BBC që titullohet “babai që lindi”. Dokumentari përshkruan gjithë fazën e shtatzënisë, nga heqja dorë nga testosteroni e deri tek mbetja shtatzënë.

Duke folur për përvojën e shtatzanisë, McConnell tha në dokumentar:

Nëse të gjithë burrat mbeten shtatzënë, atëherë shtatzënia do të merrej shumë më seriozisht. Është një eksperiencë e tmerrshme. Nëse burrat do të duhej ta kalonin këtë gjatë gjithë kohës nuk e di nëse do mund ta përballonin dot”

McConnell mbeti shtatzënë pas provës së tij të dytë. Pasi vendosi të hiqte dorë nga testosteroni, trupi i tij pësoi disa ndryshime. Qimet e fytyrës u bënë më të buta, barku iu zbut dhe gjithashtu filloi të fliste më pak.

Megjithatë në dokumentar shikohet se McConnell arriti të bënte një lindje natyrale. Ai vendosi të nxirrte në dritë fëmijën e tij në një pishinë me ujë.

Tani që lindja shkoi mirë dhe ai vijon i qetë jetën, betejën e radhës e ka legjislacionin e Mbretërisë së Bashkuar pasi zyra e gjendjes civile, në bazë të legjislacionit refuzoi që ta njihte atë si baba të foshnjës.Sipas tij fakti që duan ta njohin si nëna e foshnjës është shkelje e të drejtave të njeriut.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/