JOQ Albania
Home

Meta “premton t’i realizojë ëndrrën” Spiropalit për Ramën: Do i jap urdhrin e Skënderbeut po u çelën negociatat
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/09/2019 18:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasditen e sotme Presidenti i vendit Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp për mediat. Gjatë kësaj konference ai ka përmendur edhe çështjes e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Meta gjatë fjalës së tij ka thënë me ironi se do i japë Edi Ramës urdhrin e Skënderbeut nëse do të çelen negociatat.

Po ashtu ai gjatë fjalës së tij ka thënë se Rama këtë dekoratë do t’i  japë edhe si kryeministër edhe si ministër i Jashtëm, duke lënë kështu të nënkuptohet se ai nuk e njeh Gent Cakajn si ministër të jashtëm.

Gjithashtu , ai ka thënë se edhe pse Rama mund të mos e pranojë këtë dekoratë, ai do t’ia japë.

Mesa duket presidenti Meta ka thumbuar edhe ministren Elisa Spiropali e cila e ka krahasuar Ramën me heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Fjala e tij:

Do i japë urdhrin e Skënderbeut po u çelën negociatat. Le mos ta pranojë ai. Dekoratën të bëhet gati se këtu e ka edhe si kryeministër edhe si ministër i Jashtëm."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/