JOQ Albania
Home

“Je shumë e shëmtuar për të bërë selfie”/ Gazetarja u tregon vendin komentuesve që e bëjnë të ndihet keq ne rrjetet sociale
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/09/2019 18:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Melissa është një shkrimtare dhe gazetare inteligjente e cila me aftësitë e saj tregon se fjalët kanë shumë rëndësi në një botë ku njerëzit me aftësi ndryshe mezi gjejnë mënyrat për t’u përshtatur.

Por për fatin e saj të keq, Melissa-s i është dashur që të përballet me shumë njerëz të cilët nuk kanë ngurruar fare që t’i lënë komente fyese për pamjen e saj të jashtme, duke i injoruar vlerat e saj të vërteta.

Sigurisht, pasi fuqia e tastierës ua lejon të fyejnë këdo që të duan.

Në fotot që ajo shpërndan shpesh në rrjet, përballet me komente të tipit ‘je shumë e shëmtuar për të bërë selfie".

Gjithsesi ajo ka marrë guximin t’u kthehet të gjithëve duke thënë ndër të tjera "se me këto komente të takon të përballesh nëse je person me aftësi ndryshe."

Melissa ka lindur me sindromën Freeman-Sheldon, një problem gjenetik i shkaktuar nga një mutacion në gjenin përgjegjës për lëvizjen e substancave midis qelizave gjatë zhvillimit.

Ajo lëviz me karrocë me rrota dhe i është dashur t’u nënshtrohet 25 operacioneve.

Duke folur hapur në një postim të sajin në Twitter ajo shkruante:

Njerëzit më pyesin se pse kam vuajtur shumë për të pranuar veten kur vjen puna tek mënyra sesi dukem dhe tek mënyra sesi shoqëria e vlerëson të bukurën. Fajin e kanë komente të tilla që më nxjerrin mua si të pavlerë."

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/