JOQ Albania
Home

Sherr masiv në burgun grek, shqiptarët përleshen me afrikanët
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/09/2019 18:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër sherr masiv është regjistruar mes shqiptarëve dhe afrikanëve në burgun e Avlonës në Greqi.

Kjo ngjarje vjen tre ditë pas një tjetër përleshje të përgjakshme mes shqiptarëve dhe marokienëve në të njëjtin institucion të vuajtjes së dënimit, ku u përfshinë mbi 30 të dënuar.

Të burgosurit shqiptarë u konfrontuan fizikisht dhe duke përdorur mjete rrethanore me të burgosurit nga Afrika e Veriut.

Ndërhyrja në kohë e gardianëve të burgut evitoi një përshkallëzim të mëtejshëm të sherrit, duke normalizuar situatën.

Sipas asaj që shkruan "Faxweb", nga përplasjet mes të burgosurve nuk raportohet për persona të lënduar me pasoja serioze.

Përleshjet e herë pas hershme në burgjet greke, ku protagonistë kanë qenë të dënuar nga Shqipëria, janë shoqëruar shpesh herë edhe me humbjen e jetëve njerëzore.

Kujtojmë se dy më parë dy grupe të rinjsh, njëri i përbërë nga shqiptarë e grekë dhe tjetri nga pakistanezë dhe algjerianë, u përleshën ashpër me njëri-tjetrin në një sherr masiv që ndodhi në Portin e Selanikut.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

Foto ilustruese

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/