Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, ndërsa vihet re mungesa e Lionel Messit.
Ylli argjentinas ka munguar në 3 javët e para për shkak dëmtimi dhe kjo gjë ka ndikuar edhe te loja që kanë zhvilluar kampionët në fuqi të Spanjës.
Megjithatë, telashi vazhdon, pasi për ndeshjen ndaj Valencias të shtunën ende nuk është i sigurt rikthimi i Messit.
Trajneri Ernesto Valverde ende nuk e ka pasur argjentinasin në dispozicion gjatë ditëve të fundit.
Messi u dëmtua më 5 gusht para udhëtimit të Barcelonës për në turneun përgatitor në SHBA dhe që prej asaj date nuk i sheh fushat e lojës.
Rikthimi i tij nuk dihet ende se kur do ndodhë...
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/