JOQ Albania
Home

“Dashuria jonë është e vërtetë”/Kanë 53-vite diferencë, çifti nga Serbia martohen para kamerave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/09/2019 15:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çifti i njohur nga Serbia, të cilët kanë jo pak por 53 vite diferencë mes tyre, kanë lidhur më në fund kurorë.

21-vjeçarja Milijana Bogdanovićis dhe 74-vjeçari Milojko Božić u bënë të njohur për publikun fillimisht kur morën pjesë në një ‘reality show’ në Serbi.

Ndërsa së fundmi ata mbajtën një ceremoni martese në një tjetër program televiziv.

Milijana dhe Milojko u martuan më 7 shtator në qytetin Požega, Serbia perëndimore në një ceremoni që u transmetua drejtpërsëdrejti në televizion.

Dyshja treguan rreth planeve të tyre për martesë disa javë pasi Milojko e fali të fejuarën e tij që e kishte tradhtuar me një djalë më të ri se ai gjatë programit televiziv ‘Parovi’.

Çifti me diferencë të madhe moshe mes tyre dolën në këtë program televiziv për të treguar se marrëdhënia e tyre nuk ishte e shtirur. Në mënyrë që të vërtetonin se dashuria e tyre është e vërtetë ata deklaruan se do të kryenin marrëdhënie intime çdo ditë para kamerave.

Sipas Milijana-s, Milojko nuk përdor pilula blu pavarësisht moshës dhe operacionit që ka bërë në zemër.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/