JOQ Albania
Home

Eksperiment me Shumakerin, legjenda nis terapinë “sekrete” në Paris
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/09/2019 15:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Legjenda e Formula 1, Mikael Shumaker ka nisur së fundmi një terapi të re, “top-sekret” në Paris. Ai është transportuar për në spital në mënyrë sekrete dhe është regjistruar me emër të rremë.

Sipas shtypit francez, terapia e re ka të bëjë me qelizat staminale dhe është përgatitur nga profesori francez Filip Menashe.

Të hënën, një ambulancë me targa zvicerane mbërriti në spitalin “Xhorxh Pompidu” në Paris, duke sjellë Mikael Shumakerin, të gatshëm për të nisur terapinë.

Siguria e lartë e bën të pamundur futjen në brendësi të spitalit, ku është e ndaluar t’i afrohesh derës së reaminacionit, aty ku ndodhet i shtruar ish-piloti.

Kujtojmë që ish-piloti i Ferrarit ndodhet në koma dhe vazhdon të luftojë me jetën që prej aksidentit më 29 dhjetor të vitit 2013, kur po bënte ski në Maribel të Francës.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/