JOQ Albania
Home

Po kërcente nga gëzimi që shkoi në finalen e një konkursi bukurie, modelja 27-vjeçare përfundon me hundë të thyer
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/09/2019 14:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka treguar se ndihet e shëmtuar pasi e sulmuan gjatë një konkursi bukurie ku ajo merrte pjesë.

Emma Clarke ishte shumë e lumtur që merrte pjesë në finalen e ‘North East Calendar Girls’ në Newcastle gjatë fundjavës. Por gëzimi i saj u zbeh shpejt pasi atë e goditën keq në sy të familjarëve.

27-vjeçarja thotë se ajo mori një grusht në fytyrë nga një person i panjohur ndërkohë që zbriste nga treni dhe përfundoi me hundë të thyer.

Modelja e re thotë se sulmi ishte totalisht i paprovokuar nga ana e saj ndërsa policia ka konfirmuar për mediat se një 50-vjeçar është vënë në pranga lidhur me incidentin.

Duke folur për mediat, Clarke tha se sulmi nuk i ka bërë vetëm dëm fizik, por edhe shpirtëror.

Ajo u shpreh:

Nuk mund të tështi pa ndjerë dhimbje në pjesën e pasme të syve. Kalova një mbrëmje të mrekullueshme dhe kompeticioni ishte fantastik..më ndihmoi shumë me vetëbesimin pasi vuaj nga probleme të shëndetit mendor. Tani ndihem prapë keq dhe e shëmtuar."

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/