JOQ Albania
Home

Po kontrollonte gjininë e fëmijës, nëna e re tregon fytyrën e çuditshme që bëri e bija në bark
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/09/2019 13:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e re ka treguar sesi u tremb nga foshnja që kishte në bark ndërkohë që bënte një kontroll tek mjeku.

17-vjeçarja Iyanna Carrington ishte 24-javëshe shtatzënë kur shkoi të kontrollonte gjininë e fëmijës.

Por, pasi zbuloi gjininë, mjeku vendosi t’i tregonte edhe fytyrën e vajzës dhe pikërisht aty ajo pa se brenda saj po rritej një ‘djall i vogël’. Në një moment foshnja ktheu sytë nga kamera dhe buzëqeshi dhe imazhi që u printua duke vërtet i frikshëm.

Ndërkohë që ajo dhe bashkëshorti Raleek gëzoheshin për gjininë, mamia në dhomë ju tha se fytyra e frikshme që dukej në monitor ishte plotësisht normale dhe nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

Adoleshentja ndau në llogarinë e saj fotot e printuara duke shtuar që ka nisur ta dojë që tani ‘fytyrën e vogël prej djalli të fëmijës."

Ndër të tjera, ajo shkruante:

Shumica e fëmijëve fshihen nga kamera. Ajo vazhdoi të më shikonte drejt dhe më trembi paksa sepse dhoma ishte e errët."

Pas postimit disi komik, Carrington u kujdes të sqaronte se e di shumë mirë që vajza e saj është shumë e bukur.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/