Entuziazëm të madh patën shqiptarët mbrëmjen e djeshme, teksa luhej dhe transmetohej ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë. Ndër shqiptarët e shumtë që ka ndjekur me ëndje këtë ndeshje, ka qenë edhe kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, Anita, teksa ndiqnin lojën e futbollit. Të dy i i janë bashkuar shumë tifozëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Goli i parë i Kosovës në sekondat e parë të lojës solli një entuziazëm të madh te shumë kosovarë.
Këtë vrull të golit Ramushi dhe Anita e shprehën me një puthje të zjarrtë.
Qejfin e çiftit Haradinaj nuk e prishën as pesë golat që Kosova mori në minutat e tjerë.