JOQ Albania
Home

Tensione në Hipotekën e Vlorës, drejtori e nëndrejtori refuzojnë të lënë zyrën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/09/2019 11:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me probleme ka nisur mëngjesi i sotshëm për punonjësit e Hipotekës në qytetin e Vlorës. Ish-drejtuesit dhe punonjësit e këtij institucioni kanë pasur revoltë pas shkarkimi të drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës.

Këto ndryshime kanë shkaktuar revoltë tek punonjësit. Gjithashtu, Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.

Gazetari Enrik Mehmeti tha se shkak i shkarkimi të Alimadhit dhe nëndrejtori Klodian Troci, u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.

Në vend të Alimadhit është emëruar juristi Alteo Nazëraj dhe në vend të Trocit, Krenar Xhemali.

Krimi Ekonomik ka vendosur nën hetim 23 punonjës të Kadastrës në Vlorë. Hetimi vjen pas tensioneve në Hipotekë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/