JOQ Albania
Home

Basha i shkon në zyrë Metës, heshtje për bisedën mes të dyve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/09/2019 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme me Presidentin Ilir Meta.

Ka qenë lideri opozitar ai që ka shkuar në zyrën e Presidentit gjatë kësaj paraditeje. Takimi mes të dyve ka zgjatur rreth një orë.

Pas përfundimit, asnjë të dhënë nuk ka pasur si nga Presidenca e as nga zyra e shtypit e PD-së, në lidhje me atë që është diskutuar mes dy politikanëve.

Dyshohet që në fokus të bisedës mes liderëve të ketë qenë situata politike në vend.

Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti bëri disa deklarata të forta, teksa po raportonte para një komisioni të ngritur enkas për të, pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Vetëm disa minuta më parë, Presidenti lajmëroi një konferencë urgjente në orën 17:00, pas përfundimit të takimit me Bashën.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/