JOQ Albania
Home

A e shkeli Meta kushtetutën me shfuqizimin e 30 qershorit? Ja kur do t’i japë konkluzionet ‘Venecia’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/09/2019 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Komisioni i Venecias ka përfunduar paraditen e sotme, takimin me deputetët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias me konkluzionet në lidhje me verifikimin e ligjshmërisë nga ana e presidentit Meta për zhdekretimin e datës 30 qershor, do të publikohet më datën 11 tetor.

Lajmin e ka njoftuar vetë vetë delegacioni që ndodhet në Tiranë prej dy ditësh.

Pas përfundimit të takimit të sotëm me Komisionin Hetimor, përfaqësues të “Venecias” u shprehën se pas fakteve të mbledhura u krijua edhe një ide nëse Meta e ka shkelur apo jo ligjin me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Kaarlo Tuori, një prej përfaqësuesve, u shpreh:

Takimet ishin të frytshme. Morëm informacionet e nevojshme dhe kemi krijuar një ide për çështjen. Opinioni do jetë gati më 11 tetor."

Kujtojmë këtu se presidenti Meta ka zhdekretuar 30 qershorin pasi opozita vendosi të mos hynte në zgjedhje dhe caktoi si mundësi të dytë 13 tetorin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/