JOQ Albania
Home

E rrallë/ Vajza me dy këmbët e këputura sfilon në Javën e Modës në New York
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/09/2019 10:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë 9-vjeçare me dy këmbët e prera që e mitur, slifoi në Javën e Modës në New York.

Daisy-May Demetre nga Birminghami konsiderohet të jetë fëmija i parë me këtë cen fizik që sfilon.

Babai i saj Alex tha që ajo ishte “e mahnitshme” dhe “shumë krenare për veten” pasi veshi modele të markës Lulu et Gigi.

Ajo gjithashtu do të sfilojë këtë muaj si modele në krye të Eiffel Tower në Javën e Modës në Paris.

Ajo filloi karrierën e saj të modele në moshën 8-vjeçare për River Island.

Ftesa për Javën e Modës në New York erdhi pasi stilisti Lulu et Gigi Eni Hegedűs-Buiron pa paraqitjen e saj në Javën e Modës për Fëmijë në Londër.

Të dielën, motra 11-vjeçare Ella iu bashkua asaj në pistë.

Babai i tyre tha:

Daisy dhe Ella ishin të mahnitshme. Ajo ishte shumë krenare për veten për atë që bëri”.

Daisy lindi me hemimelinë fibulare, një sëmundje që e la pa këmbë në moshe fare të njomë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/