JOQ Albania
Home

Aktivisti: Kam dëgjuar që Veliaj do të fus një skemë mes privatit me çështjen e ujit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/09/2019 10:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Anëtari i PD-së, Aulon Kalaja ka folur në televizionin Fax News për ngjarjet e fundit politike dhe mungesën e ujit në Tiranë.

Kalaja tha se është vetë dëshmitar për mungesën e ujit, pasi në se në lagjen ku jeton nuk ka ujë, madje edhe ai ujë që është nuk pihet. Kalaja theksoi se  kishte dëgjuar se Veliaj do të fuste një skemë mes privatit me çështjen me ujin.

Kalaja thotë:

Kryetari i Bashkisë thotë që unë kam bërë Tiranën, ndërkohë që vendi s’ka ujë. Veliaj ka rikthyer radhën e ujit. Veliaj akuzohet edhe për vrasjen e 17-vjeçar Ardit Gjoklaj. Kauza e 2019, është kemi apo nuk kemi ujë. E rriti çmimin e ujit, por tani s’kemi fare. Nuk e di ku e çon kryetari ujin. Uji është i papijshëm, por ne e paguajmë për të pijshëm. Tirana është kryeqyteti, por ka shumë probleme. Kam dëgjuar se Veliaj do të fus një skemë mes privatit me çështjen me ujin.”

Kalaja tha se do ketë zgjedhje të parakohshme dhe se Rama do të largohet nga pushteti. Sipas tij ministrat dhe deputetët e kryeministrit janë zhytur në korrupsion, abuzime apo trafikantë.

Kalaja tha:

Rama me këtë komision farsë, vazhdon tej kalon vetëveten, pasi zgjedhjet ishin moniste. Farsë ishin edhe këta deputetët e opozitës së Re. Eshtë Gjykata Kushtetuese që duhet të thotë fjalën e fundit për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat janë nul. Do kemi zgjedhje të parakohshme. Shumë shpejt, qeveria e Ramës do të bjer. Nëse do të kemi zgjedhje të lira, pushteti do të bjer. Po plasin për ditë skandale, ministra e deputet të zhytur në abuzime, në korrupsion apo trafikantë. Ramën e mban inertësia në pushtet. Opozita le të vijë në pushtet, por duhet të jetë e rrepktë por korrekte."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/