JOQ Albania
Home

Gruaja ia fut të qeshurës me të madhe, i ngel goja hapur në tren
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/09/2019 9:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse jeni në një gjendje të mirë shpirtërore, me siguri mund ta keni shumë të lehtë të qeshni. Mirëpo, ndonjëherë edhe me qeshjen e tepërt duhet bërë kujdes pasi mund të rezultojë e dëmshme, siç ka ndodhur me këtë grua.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator në një tren të shpejtësisë së lartë, në Guangdong, provincë në Jug të Kinës. Gruaja në fjalë ishte duke qeshur aq shumë dhe me zë aq të lartë, saqë muskujt e nofullës së saj u bllokuan dhe e lanë gruan me gojë hapur.

Woman Left With Mouth Stuck Open After Laughing Loudly On Train

Për fatin e saj të mirë, në tren ndodhej mjeku Luo Wensheng, i cili punon në spitalin Liwan. Ai iu përgjigj menjëherë kërkesës nga ana e ekipit administrues të trenit dhe i dha gruas ndihmën e parë.

Mjeku shprehet:

Isha duke ndenjur në tren, në momentin që dëgjova kërkesën për ndihmë dhe se kërkohej një doktor. Shkova menjëherë atje ku kërkohej ndihma dhe vura re pasagjeren që nuk mund të fliste apo të mbyllte gojën. Po dridhej dhe mendova se mos po kalonte ndonjë sulm në zemër. I mata presionin e gjakut dhe i bëra disa pyetje nga të cilat kuptova se kishte një problem në nofull. Nuk jam ekspert në këtë fushë, por dija se ç’duhej të bëja në një rast të tillë. I thashë gjithashtu se ndoshta edhe mund të mos ia dilja mbanë për t’i kthyer gojën në pozicionin e duhur. Pacientja ishte shumë e nervozuar dhe muskujt e fytyrës i kishte të tendosur. Nisa ta masazhoja deri sa ata u liruan dhe goja nisi t’i shkonte në vend”.

A woman laughed so hard on a train that she dislocated her jaw. Credit: Asia Wire

Ai tregon se në fund të udhëtimit i kishte këshilluar gruas të shkonte në spital për të bërë një vizitë më të detajuar për problemin që kishte pasur.

We will probably never know what was so funny. Credit: Asia Wire

***

Burimi: LadBible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/