JOQ Albania
Home

Humbi penalltinë ndaj Kosovës, kompania e basteve tallet keq me Harry Kane
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/09/2019 9:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova është mundur mbrëmjen e djeshme 5-3 nga Anglia në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit, por pavarësisht humbjes, ka bërë një paraqitje fantastike.

Performanca e Kosovës është bërë trend i rrjeteve sociale. Kompania e njohur e basteve ”bet365” ka lëshuar një "thumbim" në rrjetin social Twitter për sulmuesin anglez, Harry Kane, i cili humbi një penallti.

"Bet365" shkruan:

Raportet e pakonfirmuara, Harry Kane vrapoi në stolin e Kosovës për të marrë fanellën e Atdhe Nuhiut”.

Kjo tallje është bërë virale në internet. Kujtojmë që sulmuesi i Tottenhamit gaboi nga pika e bardhë, teksa gjuajtjen e tij e priti portieri kosovar, Muric.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/