JOQ Albania
Home

Tentoi të eliminonte korçarin, dorëzohet 28-vjeçari
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/09/2019 8:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autori i dyshuar i tentativës së eleminimit me armë zjarri të një 48-vjeçari, në Korçë është dorëzuar.

Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë, në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës. Lidhur me ngjarjen policia njofton se dorëzimi i tij u bë mbrëmjen e djeshme. Ai është shtetasi J.H., 28 vjeç, banues në Korçë.

"Ndalimi i tij u bë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 07.09.2019. Ku për motive të dobëta, shtetasi J.H., ka tentuar të eleminojë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin I.H., (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij", njofton policia.

Sekuestrimi – Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, shtetasi J.H., ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip BMW”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/