JOQ Albania
Home

Konviktet e Gjirokastrës pa ujë e drita, drejtoresha: Fajin e ka paraardhësi im, e kam paditur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/09/2019 8:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej një periudhe të gjatë kohore uji mungon në konviktet e Gjirokastrës. Këtë fakt e ka pohuar edhe vetë drejtoresha e konvikteve, Doriana Demo, e cila ka bërë me dije se shkak për këtë mungesë është debia e krijuar nga paraardhësi i saj.

Në një intervistë për “Dosja.al”, ajo shprehet se ka paditur paraardhësin si dhe ka vënë në dijeni për situatën edhe ministrinë e Arsimit, përmes korrespodencës së vazhdueshme me këtë institucion.

Vetë Demo tregon se ajo, si drejtoreshë institucioni ka vijuar të paguajë në mënyrë të rregullt gjithë faturat e ujit të pijshëm.

Drejtoresha tregon se i ka bërë një kërkesë ministrisë së arsimit për zgjidhjen sa më shpejt të situatës pasi për një muaj fillon edhe viti i ri akademik, çka do të sjellë edhe shumë problem për studentët nëse kjo situatë vazhdon të jetë e pazgjidhur.

Drejtoresha ka theksuar së përveç ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve është debitore edhe  pranë OSHEE-së. Mësohet se vlera e debisë shkon në 2.8 milionë lekë.

 Ajo thotë ndër të tjera:

Jemi gati për të dalë në gjyq, për të nxjerrë fajtorët që çdokush të mbajë përgjegjësi sipas ligjit. Që prej nëntorit 2017 deri në faturën e korrikut, janë të gjitha pagesat e rregullta. Zgjidhja është e tillë. Unë e kam bërë prezente situatën. Nuk ka munguar as korrespodenca me ministrinë e Arsimit. Shkresa e fundit ka qenë në 2 shtator. Pres nga momenti në moment furnizimin me ujë sepse për një muaj nis edhe viti shkollor”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/