JOQ Albania
Home

Mësuesit braktisën shkollën, polici heq koburen dhe u mëson nxënësve matematikë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/09/2019 7:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një oficer policie në kufirin e Kenias dhe Etiopisë ka lënë armën e tij për ti mësuar matematikë nxënësve të klasës së pestë.

Ai mori vendimin pasi mësuesit nuk arritën të paraqiteshin në mësim nga frika e pasigurisë.

Jairus Mulumia ishte pjesë e një ekipi të sigurisë në shkollën fillore Forole pas një seri sulmesh në zonë ku vdiqën disa persona.

Në një postim në Facebook nga Education Development Trust, Mulumia shihet duke mësuar nxënësit në klasë.

Education Development tha:

Pasi morëm lejen nga drejtori, Mulumia u fut në klasën 5 dhe filloi ti mësojë nxënësve matematikë".

Kur oficerët shkuan në shkollë gjetën vetëm vajza, të cilat guxuan për të ndjekur mësimin.