JOQ Albania
Home

Mjekët nuk i dhanë mundësi për mbijetesë, binjaket sfidojnë çdo shans
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/09/2019 7:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë ka zbuluar se si binjaket e saj 17 muajshe sfiduan çdo shans pasi mjekët i thanë se nuk kishin thuajse fare mundësi për të mbijetuar.

Kur ishte shtatzënë Claire Mowforth mori lajmin nga mjekët se foshnjat e saj kishin osteogjenezë imperfekta (OI) ose e thënë ndryshe sëmundjen e eshtrave.

Skanerët treguan se binjaket kishin pësuar thyerje të kockave ndërsa ishin akoma në bark dhe mjekët paralajmëruan 34-vjeçaren dhe bashkëshortin e saj, Phil se nuk do ia dilnin mbanë.

Amelia-Grace dhe Hope-Elizabeth Mowforth lindën më 4 prill të vitit të kaluar dhe kishin 15 kocka të thyera secila.

Me Amelian që kishte 5 brinjë të thyera dhe Hope që peshonte vetëm 0.9 kg, mjekët thanë se shanset e mbijetesës ishin të pakta. Ato u kthyen në shtëpi me prindërit dhe motrën e tyre Grace, 4-vjeç, brenda 4 muajve.

Sidoqoftë jeta e tyre është shumë e vështirë pasi vajzat rrezikojnë të kenë fraktura sa herë që teshtijnë, rrotullohen ose ndryshojnë rrobat e tyre.

Mowforth tha:

"Është sikur të jenë bërë  prej qelqi. Kishim frikë ti preknim ato sepse lëvizja më e vogël mund të rezultojë me një kockë të thyer. Çdo gjë, nga teshtimat deri tek kolla, mund të shkaktojnë fraktura".

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/