JOQ Albania
Home

Horoskopi ditor nga Paolo Fox, ja çfarë parashikojnë yjet për sot
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/09/2019 1:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 11 shtator 2019, që JOQ Albania sjell për ju.

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Nëse mund t’ju ofrojnë një projekt ose mund të keni një ide të mirë në aspektin profesional, mos nxitoni të ndërmerrni vendime të nxituara. Merrni dy ose tre ditë kohë për të vendosur përfundimisht, pasi është e nevojshme të diskutoni me bashkëpunëtorët tuaj ose edhe me një mik të besueshëm. Për shkak se Hëna kalon në shenjën e Peshqve, mund të mos jeni mjaft bindës për të imponuar tek të tjerët projektin ose idetë tuaja. Mundohuni të tregoheni të durueshëm për disa ditë. Gjithësesi, dita e sotme do të jetë përgjithësisht pozitive për ju. Këshillohet të tregoni maturi gjatë fundjavës, kur mund të ketë mosmarrëveshje në dashuri.

Demi:  Dita e sotme, por edhe java në vazhdim do të jenë përgjithësisht pozitive. Disa prej jush mund të ndiheni nën presion për shkak të një detyrimi të bezdisshëm për t’u pajtuar me dikë, pasi nuk ju pëlqejnë gjërat që ua imponojnë të tjerët. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, ju bëheni nervozë. Ndaj, yjet ju këshillojnëtë tregoheni të kujdesshëm me reagimet tuaja, të cilat mund të jenë të ekzagjeruara. Përpiquni t’i kaloni me humor dhe sportivitet situata të tilla, pasi komplikimet e mëtejshme mund t’ju sjellin mosmarrëveshje të mëdha. Dikush mund të marrë një qëndrim armiqësor ndaj jush sepse nuk pranon disa ndryshime që ju keni bërë që nga pranvera e kaluar.

Binjakët: Përveç disa tensioneve, ju do të ruani ekuilibrat dhe do të tregoni një optimizëm të caktuar. Vazhdoni të qëndroni kështu pasi kjo gjë mund t’ju mbrojë nga komplikimet e mëtejshme që mund të ndodhin në javët e ardhshme. Dhe kjo do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, për shkak të pozicionit aspak të favorshëm midis Marsit dhe Neptunit. Mendohuni mirë përpara se të merrni vendime të gabuara. Në punë do të keni pasiguri të mëdha. Megjithatë, në dy muajt e fundit të vitit do të ketë edhe kënaqësi të mëdha në aspektin tuaj profesional.

Gaforrja: Mund të jeni nervoz dhe të padurueshëm për të vepruar sot. Ju i keni të gjitha aftësitë për të zgjidhur probleme të ndryshme në të njëjtën kohë, por gjithmonë ka problem në minutën e fundit; është Saturni që ju ngadalëson! Sidoqoftë, nuk keni pse të ndjeheni shumë të penalizuar për këtë, pasi sepse "frenat" e Saturnit, janë më pak aktive se në të kaluarën. Nëse keni një zgjedhje për të bërë, mos e vononi shumë gjatë. Për çdo problem që keni, duhet të tregoni durim, pasi kjo është e vetmja mënyrë që do t’ju ndihmojë. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë më të mira për aspektin sentimental. Për fat të mirë po përjetoni një periudhë rikuperimi në dashuri.

Luani: Mund të keni një zgjedhje të rëndësishme për të bërë, por kjo ndoshta nuk është koha e duhur për të marrë vendime. Ndoshta do të ishte më e arsyeshme t’i lejoni gjërat të rrjedhin natyrshëm. Merrni kohën e duhur për të reflektuar, kjo është një strategji mjaft efikase. Jepini mundësinë vetes të nisni një rrugë më të mirë sesa ajo që do të kishit ndërmarrë nëse do ndiqnit egon tuaj. Ndonjëherë ndiheni nën presion sepse nuk e keni atë që dëshironi. Për çdo rast, yjet ju ftojnë të mbani një qëndrim diplomatik me të tjerët. Fundjava do të jetë interesante për ndjenjat, falë pozicionit të favorshëm të Hënës në qiellin tuaj.

Virgjëresha: Nëse rrethanat tuaja të punës mund të ndryshojnë, mos u mërzitni sepse në fund do të keni përfitime. Kujdes me zgjedhjet dhe vendimet që do të merrni pasi Marsi dhe Neptuni janë kundër shenjës tuaj në këtë aspekt. Yjet ju sugjerojnë që të merrni kohën e duhur për të reflektuar. Mos u mashtroni nga intuitat që mund të jenë momentale.  Jeni përballë një periudhe shumë sfiduese dhe mbani mbi shpinë shumë përgjegjësi. Bëni kujdes me shpenzimin e parave, sidomos të shtunën.

Peshorja: Kjo e mërkurë do të jetë një ditë e favorshme për ndjenjat. Sa i përket aspektit profesional, do të jeni mjaft të kënaqur me punën tuaj, pavarësisht se keni angazhime të shumta. Dita e sotme do të jetë e këndshme në aspektin sentimental për çiftet, pasi partneri/ja do t’ju dhurojë dashurinë që ju ka munguar prej kohësh. Për më tepër, Venusi po afrohet gjithnjë e më afër dhe do të hyjë në qiellin e shenjës tuaj të shtunën. Sidoqoftë, yjet ju rekomandojnë të tregoheni tepër të kujdesshëm në administrimin e parave, pasi ekziston një rrezik i madh për të marrë vendime të gabuara.

Akrepi: Në këtë periudhë keni mundësinë të kuptoni se sa e rëndësishme është miqësia në jetën tuaj dhe sa mund të keni nevojë edhe për kolegët tuaj në punë. Kështu që përpiquni të mbani marrëdhëniet tuaja të mira dhe mos i mbani njerëzit pranë vetëm kur keni nevojë për ta. Nëse keni tensione me dikë, përpiquni t’i zgjidhni ato sa më shpejt. Shumë prej jush do të ndjehen nën presion sepse janë jotolerantë ndaj rrethanave të paqëndrueshme. Ndërsa disa të tjerë prej jush e kanë të vështirë të përshtaten në një vend të ri. Në çdo rast, krijimi i armiqësive nuk është një zgjedhje e mençur.

Shigjetari: Nëse doni të bindni të tjerët se idetë tuaja janë më të mirat, nëse keni diçka për të thënë ose një kërkesë për të bërë, dita e sotme do të jetë mundësia më e mirë për ta bërë një gjë të tillë.  Gjithashtu, në aspektin profesional mund të merrni një propozim interesant. Megjithatë, gjithçka që ndërmerrni mund të mos jetë aq e suksesshme ose rezultatet e marra nuk do të jenë ato që keni parashikuar. Për momentin keni nevojë të fokusoheni tek e tashmja e të merrni pak kohë për të vlerësuar se çfarë duhet të bëni.

Bricjapi: Të lindurit e kësaj shejne do të jenë në një pozitë mjaft të favorshme deri në fund të vitit. Dhe ky avantazh astrologjik do të vazhdojë edhe për pjesën më të madhe të vitit 2020. Kjo për faktin se Jupiteri do t’ju nxisë pozitivisht për evolucionin tuaj personal ose profesional në fund të vitit 2019. Mundohet të jetë më pak "i varur" nga përgjegjësitë dhe t’i merrni gjërat me sportivitet. Dhe mbi të gjitha, shmangni debatet dhe diskutimet e panevojshme. Keni nevojë për partnerë dhe bashkëpunëtorë të cilët mund t’ju sjellin kontribute të reja në arritjen e qëllimeve tuaja.

Ujori: Hëna do të jetë në shenjën tuaja sot. Disa nga ankthet që keni do të rizgjohen, veçanërisht nëse shqetësoheni për të ardhmen tuaj. Por ndonjëherë frika e tepërt që keni është e pabazë, ndaj përpiquni ta ulni dozën e frikës dhe ankthit. Urani është planeti përgjegjës për uljet dhe ngritjet që përjetoni gjatë jetës tuaj. Sa i përket ndjenjave, do të keni momente të mbushura me emocione të bukura. Përpiquni të hidhni një hap përpara në të njëjtën kohë, pa marrë përsipër përgjegjësi dhe angazhime të tepërta. Aspekti sentimental do të përmirësohet, veçanërisht duke filluar muajin tjetër.

Peshqit: Do të ishte më mirë për ju që t’i zëvendësoni dyshimet e tepërta dhe pesimizmin me optimizëm. Jeni të prirur t’i shihni vetëm aspektet negative! Hapini sytë dhe shikoni përreth, kjo periudhë që po kaloni tani nuk është aspak negative. Ju keni aftësi të shkëlqyera dhe deri në fund të vitit do të ketë një ndryshim të rëndësishëm në jetën tuaj. Bëhet fjalë për lajme që do t’ju çojnë drejt suksesit. Ndoshta tani jeni të zhgënjyer nga dikush dhe ndiheni të tradhtuar dhe dekurajuar, por së shpejti gjërat do të rikuperohen.

Burimi: Contro Campus|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/