JOQ Albania
Home

Detaje të reja nga plagosja me armë në Lezhë, pse nisi sherri mes dy biznesmenëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/09/2019 0:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Lezhës mbrëmjen e sotme (10 shtator), ku një 37-vjeçar mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë nga një person tjetër pranë Katedrales.

Sipas policisë shtetasi Ardian Kola u plagos në këmbën e majtë nga autori i dyshuar, Aleksandër Dedgjonaj.

Burime për "Faxweb" bëjnë me dije se Kola është qëlluar në banesën e tij nga Dedgjonaj.

Paraprakisht dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për një vend parkimi, pasi 37-vjeçari i plagosur është pronar i një ambienti në të cilin jep makina me qira.

Po ashtu Dedgjonaj ka një pikë servisi dhe shitje celularësh shumë afër biznesit të Kolës ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet është edhe se mund të kenë pasur ndonjë konflikt të hershëm.

Policia ende nuk ka një pistë përfundimtare, ndërkohë që grupi hetimor ka grumbulluar të gjitha materialet që përbëjnë prova për ngjarjen.

Mësohet se dy personat e përfshirë në konfliktin që degjeneroi në përdorimin e armëve, nuk njihen për precedent të mëparshëm penal.

Autori i dyshuar i ngjarjes u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga errësira për t’iu shmangur kapjes nga policia.

Ndërkohë, 37-vjeçari Ardian Kola ka mbetur i plagosur me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/