JOQ Albania
Home

Ka mbi tre muaj e zhdukur, 15-vjeçarja shqiptare i lutet nënës: Jam me të dashurin, thuaji babit të më marrë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/09/2019 23:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshente nga Kosova që ka mbi tre muaj që rezulton e zhdukur, ka mundur të kontaktojë me familjen e saj.

15-vjeçarja nga Gjakova, Yllka Derri, ka telefonuar nënën e saj dhe i ka treguar se ndodhet me të dashurin e saj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, e reja i ka thënë nënës se e ka siguruar telefonin në mënyrë të fshehtë dhe se dëshiron të flasë me të atin.

Ajo mësohet të ketë thënë:

Thuj babit le t’më thirr në këtë numër, se e kom marr telefonin tinëz."

Menjëherë pas marrjes së këtij mesazhi nga vajza e tyre, familjarët e adoleshentes i janë drejtuar policisë.

Mësohet se i dashuri i vajzës është 17-vjeçari, Besart Radosta, ndërkohë babai i këtij të fundit, Blerim Radosta, po procedohet penalisht nga policia.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/