JOQ Albania
Home

U kapën për një fjalë goje, pse kërciti arma në Lezhë midis biznesmenëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/09/2019 21:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit e Lezhës, pranë Katedrales.

Policia ka zbuluar identitetin e personit të plagosur dhe autorit të dyshuar të ngjarjes.

Më konkretisht, i plagosur nga të shtënat mbeti shtetasi Ardian Kola, 37-vjeç, i cili ka marrë dy plumba në të dyja këmbët.

Kola rezulton të jetë pronari i një pike dhënie makinash me qira.

Ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Aleksandër Dedgjonaj, i cili sipas informacioneve paraprak ka një biznes.

Sipas policisë, autori i dyshuar dhe i plagosuri nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë.

Të njëjat burime thonë se shkak i plagosjes mund të jetë bërë një sherr momental për motive banale, i cili degjeneroi në përdorimin e armëve, por nuk përjashtohet mudësia e ndonjë konflikti të hershëm mes tyre.

Mësohet se Dedgjonaj është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke përfituar nga errësira.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit.

Njoftimi i plotë

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit . Vijon ndjekja për kapjen e tij. Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri. Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij. Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/