JOQ Albania
Home

“Paçi fat”, Rita Ora mesazh të veçantë për Kosovën para ndeshjes me Anglinë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/09/2019 20:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbase nuk do të jetë në stadium për të bërë tifo për Kosovën por këngëtarja e famshme Rita Ora pa diskutim që do të jetë një nga mbështetëset më të zjarrta të përfaqësueses kosovare në ndeshjen përballë Anglisë.

Përfaqësuesja Dardana luan një takim shumë të rëndësishëm për kualifikueset e Euro 2020 përballë kombëtares së “tre luanëve”.

Artistja me famë botërore  nëpërmjet një “story”, në rrjetin social “Instagram”, ka postuar një foto ku shihen ushtarët e Britanisë së Madhe, teksa janë duke luajtur futboll me fëmijë kosovarë.

Foton e ka shoqëruar më mbishkrimin “ Paçi Fat”.

Aktualisht përfaqësuesja kosovare ndodhet e dyta në grupin A dhe një rezultat pozitiv do ta afronte akoma më shumë me ëndrrën EURO 2020.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/