JOQ Albania
Home

Policët e Veliajt u heqin bukën e gojës fëmijëve të mjerë. Ata me lot në sy: O xhaxhi të lutem se jemi lodhur gjithë ditën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/09/2019 20:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aksionin për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Bashkia e Tiranës ka vendosur që ta nisë së prapthi. Ata që kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit me tavolina nëpër trotuare ku duhet të kalojnë këmbësorët vijojnë të zgjerohen akoma më shumë ndërsa policia bashkiake ka gjetur kohë të kapet me disa fëmijë që kanë mbledhur bidona plastikë në kazanët e plehrave për të siguruar bukën e gojës.

Më këto mbetje fëmijët mundohen të sajohen për të ngrënë por ama policët bashkiakë ua rrëmbyen me dhunë. Ku i dihet mbase kanë gjetur ndonjë pazar më të mirë…

Lajmi për “aksionin” e policisë është marrë vesh pas një video të publikuar nga “Lolita” ku fëmijët dëgjohen t’u thonë policëve:

O xhaxhi të lutem se jemi lodhur gjithë ditën!”

Video të tilla po shohim çdo ditë, aq sa me frikë besojmë se nuk do na bëjnë më përshtypje. Policët bashkiakë, duket se paguhen me paratë tona të traumatizojnë fëmijë në mes të rrugës.

Të mos guxojë njeri të thotë se këta që mbledhin plehra për të siguruar bukën e gojës, prishin imazhin e qytetit. Ky qytet është po aq i prishur sa shpirti i kryetarit të bashkisë që jep leje ndërtimi për oligarkët dhe tregon forcën ndaj të varfërve dhe të mjerëve!

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

Videoja është filmuar paraditen e sotme tek zona e (Tregut Elektrik)

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/