JOQ Albania
Home

Prokuroria kërkoi 12 vite burg për të, Tahiri: Do të bëj edhe unë rrëmujë, s’do kalojë gjithçka kaq qetë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/09/2019 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paraditen e sotme u zhvillua seanca e rradhës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin, ndërkohë që ish-ministri e cilësoi absurd vendimin e Organit të Akuzës.

Trupi gjykyes vendosi të merrte një pushim për seancën maratonë, ndërkohë që ish-ministri doli përpara mediave së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhiu, ku nuk munguan diskutimet me gazetarët.

Burime për "Faxweb" bëjnë me dije se Tahiri ndër të tjera bëri një paralajmërim të fortë teksa u shpreh se

Do të bëjë edhe unë një rrëmujë, nuk do të kalojë gjithçka kaq qetë.”

N një prononcim për mediat, avokati Maks Haxhia deklaroi se nëse dënohet Tahiri do të veprohet sipas ligjit duke ndjekur shkallët e gjyqësorit.

Gjithashtu ai tha se e dinin pretencën e Prokurorise që 7 muaj më parë.

Haxhia u shpreh:

“Respekti ndaj ligjit do të respektojmë të drejtën për tu anukuar dhe të drejtën për t’ju drejtuar trupës gjykuese. Ne sollëm një material që të pushonte hetimin dhe gjykimin e kësaj çështje. Ai i është përkushtuar mbrojtjes.Të gjitha materialet e prokurorisë ishin copy-paste dhe jo të bëra mirë, prokuroria po të kishte pak dinjitet do të pushonte hetimin. Gjergj Kohila i ka dërguar e-mail prokurorit që ishte në seancë për Mojsi Habilajn. E-mail ja ka dërguar para tre vjetësh.”

Teksa u pyet nëse ka prova të reja për ish-ministrin, Haxhia u shpreh se Prokuroria shqiptare ka sjellë materialet e Italisë, por gjykata italiane e ka pushuar çështjen.

Avokati i Tahirit shtoi:

Absolutisht! Madje ajo që ndjej keqardhje profesionale është që Prokuroria ka sjellë të gjitha materialet e Italisë, ndërkohë që ato janë materiale janë gjykuar nga autoritetet italiane dhe ka qenë vetë prokuroria që i është drejtuar Gjykatës italiane që të pushojë çështjen. Gjykata italiane i ka mbajtur 6 muaj në dorë, i ka studiuar mirë dhe ka vendosur pushim të çështjes në ngarkim të Tahirit."

Vendimi për ish-ministrin Tahiri pritet të merret në datën 19 shtator, pasi Gjykata e shtyu sërish seancën e sotme, për shkak se Tahiri nuk i pranoi akuzat e ngritura ndaj tij dhe kërkoi lirimin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/